Analisti Fatos Lubonja thotë se ligji për hapjen e Dosjeve ka një problem të madh dhe krijon shqetësim për demokracinë. I ftuar këtë mbrëmje në emisionin  “Open”, Lubonja tha se e sheh këtë ligj si një mekanizëm të kryeministrit Edi Rama për të mos u rrëzuar nga pushteti. Ai tha se Rama sa herë ndihet në rrezik, ndryshon ligje për të mos u mundësuar largimin nga qeveria.

Fatos Lubonja: Gjer tani kemi këtë, por vetë duke marrë parasysh që mbaron në 2022, dhe Ilir Meta në momentin në fjalë nuk ishte as president as asgjë, ka një problem, sepse ishte qytetar, dhe edhe sikur ta kishte hapur autoriteti, e mban aty. Këtu ka një intrigë politike, që e tha dhe kryeministri, që u bë sebep I.M dhe po e hapim. Pra ka s’ka Meta dosje, nuk jepet më informim për I.M ose kushdo qoftë.

Unë e shikoj këtë korrigjim në thonjëza, në vazhdën e shumë veprimeve që ka bërë Rama për të kontrolluar pushtetin. Në 2013 e fitoi pushtetin me koalicion.

Në vitin kur e ka që me koalicion siç fitoj mund të rrezikohej, prishi ligjin. Jemi në një vazhdë që për të rritur kontrollin dhe pandëshkueshmërinë nga publiku dhe për të mbajtur pushtetin me çdo kusht, shtohen mekanizma që pakësojnë mundësinë që Rama të rrëzohet nga pushteti, ky është problemi më i madh i këtij ligji.

Edhe reforma në drejtësi është bërë për këtë punë dhe ky është shqetësimi më i madh për demokracinë.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: