Matthijs De Ligt është vetëm një hap larg Bayern Munich, me optimizëm nga Torino u largua Hasan Salihamdizic. Drejtori sportiv i Bayern ka akordin total me holandezin, oferta prej 18 milionë euro në sezon dhe një kontratë 5-vjeçare ka bërë për vete “tulipanin” e Juves.

Me bekimin e lojtarit, Bayern ka një bonus të rëndësishëm në këto negociata por sigurisht duhet bindur edhe Juve. Për momentin mes palëve ka një hendek jo të vogël pasi Juve pretendon 90-100 milionë euro ndërsa Bayern për momentin ofron 70 milionë euro, por këtu përfshihen edhe bonuset.

Mirror
Mirror

Bayern shpreson që një pjesë të mirë të kësaj shume ta marrë nga shitja e Robert Leëandoëskit. Polaku është rikthyer në Munih por shpreson të mos udhëtojë me grupin në fazën përgatitore.

  • foto galeri
  • foto galeri

Barcelona vijon ta pres në “Camp Nou” por oferta e tyre nuk bind ende drejtuesit e Bayern për më tepër që tani për Lewandowskin interesohet edhe Chelsea. Blutë kërkojnë të përfitojnë nga vështirësitë ekonomike të Barcelonës për të joshur “bomberin” polak. Zgjidhja e vetme për Laportën është të shes De Jong, të pranojë ofertën e Man.United prej 85 milionë euro, por një skenar i tillë nuk ngroh shumë trajnerin Xavi.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb