Degjova ne nje debat televiziv se gazetaria investigative duhet te ishte e dokumentuar, e qepur ne menyre te tille ku nuk duhej lene asnje shteg per interpretim apo mangesi…

Me pak fjale, gazetaria investigative, do te duhej ti jepte opinionit publik te verteten absolute.

Po ne fakt, a mundet gazetari ta paraqese ate? A ka nje te vertete te vetme? Mos ndoshta e verteta ne nje moment te caktuar duket si e tille varesisht nga te dhenat/faktet qe disponon, por qe ne nje moment te dyte rezulton e pavertete ose e vertete e pjesshme? Mos ndoshta e verteta gazetareske eshte vetem e vertete e perkoheshme e cila ecen sipas nje cikli vicioz pergenjeshtrimi varesisht nga faktet/te dhenat qe dalin ne drite?

A duhet te themi se gazetari po pasqyron te verteten e plote apo gabohemi sepse ne te vertete kemi vetem te verteten/faktin mbi te cilin ai ka mundur te zbuloje? Mos ndoshta e verteta ne gazetari eshte e krahasueshme me nje ajsberg, ku ne shohim vetem majen e saj qe ndricohet nga blici i kamerave/aparateve kur ne fakt e verteta qendron nen uje? Mos ndoshta e verteta e asaj qe shihet dhe perceptohet, qendron te ajo qe nuk shihet?

Kur gazetari zbulon nje sistem korruptiv qe ka nisur dhe vijuar per 10 vite, ne quajme kete si te vertete, por ne te njejten kohe pranojme se e verteta qe na thuhej deri dje ishte nje e pavertete? Kur ne synojme te paraqesim te verteten, cilen te vertete? Po kur e verteta institucionale sikurse ndodh thuajse gjithnje nuk perkon me vezhgimin dhe intuiten e gazetarit, cila eshte e verteta qe duhet pasqyruar nga gazetari? Mos ndoshta kjo e dyta eshte me e vertete se e verteta institucionale, por me pak e besueshme sepse mungon fakti i shkruar dokumentues? Nese e verteta qe sjell gazetari kercet dhe nuk perkon me te verteten institucionale, a ka rrezik qe gazetari te akuzohet per mungese provash dhe dokumentesh, pra se investigimi eshte i paplote dhe se ai ka shkare ne subjektivizem?

A mos ndoshta e verteta institucionale eshte vetem e verteta e dokumentuar ndersa e verteta reale eshte ajo e padokumentuar institucionalisht, duke e futur ne nje kurth gazetarin?

Jane me qindra pyetjet qe behen…

Ajo qe duhet thene eshte se sado te perpiqet gazetari, sado te mbeshtetet ne parimet kanonike te raportimit, te cilat po rezultojne se nuk jane dhe aq, e ka te pamundur te paraqese te verteten absolute, qe te pajtoje te gjithe publikun.

E verteta, ne fakt, mund te jete gjate gjithe kohes para syve tane, por ajo merr kuptim vetem atehere kur perceptohet nga shqisat e secilit prej nesh, qe i jep nuanca kuptimore individuale…

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: