“PanoramaSport” ka mundur të sigurojë dokumente qe deshmojne si u zhdukën 2.1 mln dollarë të FIFA-s te dhena per klubet shqiptare qe te perballojne situaten e pandemise qe ka prekur rëndë botën e futbollit. Për të folur rreth kësaj çështje, i ftuar në rubrikën “Opinion”, në “News 24”, ishte ish-Sekretari i Përgjithshëm i FSHF Eduard Prodani, njëherazi kandidat për kreun e Federatës Rajonale të Tiranës. Prodani në fjalën e tij, përshëndeti investigimin e “PanoramSport” dhe nxiti qe investigime të tilla duhet te kete me shume në të ardhmen.

Ai konfirmoi se ka keqmenaxhim fondesh në këtë organ të futbollit dhe bëri thirrje që qeveria të ndërhyjë. Sipas Prodanit, ka ardhur koha të ketë ndryshime në drejtimin e FSHF ndërsa shtoi se cikli 20-vjeçar i Armando Dukës ka përfunduar.

Si i shikoni zgjedhjet e ardhshme në FSHF?
Prodani: kjo garë është ndryshe sepse pesha elektorale e shoqatave rajonale eshte 3 here më e madhe se më parë. Natyrisht që drejtuesit kanë menduar të futen në zgjedhje në 26 me zero, por gjart kane ndryshuar sepse ka një zgjim në Komunitetin e Futbollit. Nuk ka më njerëz që nuk ju intereson me se cfare ndodh atje me parate e tyre dhe kjo ka ndezur garën. Investigime si ky i sotmi i sotëm i gazetës qe duhet të jenë me të shpeshta kane impaktin e tyre dhe deshmojne se drejtimi i Federatës së Futbollit ka degjeneruar.

Ju jeni kandidat i për drejtues të Federatës Rajonale të Tiranës, si po shkon ky proces?
Prodani: Po, unë kandidoj per pozicionin e Presidentit te Federatës Rajonale të Tiranës. Pervec sa kemi sqaruar publikisht ne ditet e fundit, sot ka pasur një zhvillim. Anëtarët e shoqatës rajonale janë thërritur të firmosin një shkresë që ka të bëjë me ndryshimin e rendit të ditës. Kjo është anti-statutore, nuk duhet të ishte kryer. Afati për ndryshimet e rendit të ditës ka kaluar. Drejtuesit e shoqatës dhe ate te FSHF e dinë që do të humbasin dhe po perpiqen te shpetojne ç’te mundin. Ju bëj thirrje të heqin dorë nga këto gjëra sepse mos t’ju duket çudi kur të përballen me ligjin.

Ku është problemi?
Prodani: Tensioni provokohet nga drejtuesit e Federatës sepse ata duan të fitojnë 100% te vendeve. Eshtë shume e çuditshme kjo që ndodh. Unë dje e kam shprehur në media se realiteti i FSHF është si në Korenë e Veriut. Kjo qe ndodh eshte fatlkeqesi por mendoj që do të marrin përgjigjen e duhur. Duhet te dine se pavarësisht se jemi në piramiden e futbollit, veprime si abuzimi me detyrem fallsifikimi, etj denohen nga ligji.

Per rastim e fondeve qe ka dhene FIFA per pandemine ky eshte nje rast abuzimi te paster. Janë dhënë një shumë parash ndihme per klubet per te kaluar situaten e krizes nga mandemia nga te cilat 2/3 janë mbajtur nga federata e futbollit. Dhe raste te tilla ka patur ne vijimesi. Destinacioni i fondeve devijohet dhe nuk shkon ku janë nevojat e vërteta. Paratë e futbollit përdoren për lukse e për gjëra të pa nevojshme ndaj ky investigim duhet pasuar nga investigime të tjera. Ketu nuk kemi çfarë të komentojmë më shumë. Klubet dhe shoqatat e futbollit mund te shikojne dhe gjykojne vete se çbehet me oarate e tyre. Unë do t’i bëj një thirrje edhe strukturave të qeverisë. Ka ardhur koha per një rilindje të futbollit. Qeveria duhet të marrë në dorë ceshtjen e abuzimit dhe keqmenaxhimit te futbollit sepse është një sektor jo pak i dobishem per shoqerine .

Duka apo Shakohoxha, kush mendoni se duhet të fitojë zgjedhjet?
Prodani: Unë mbetem mbështetës i ndryshimit. Duka ka 20 vite që drejton FSHF me metoda autoritare. Drejtimi i tij s’ka qenë i suksesshëm sepse futbolli ka vuajtur situata nga më problematiket dhe sot eshte ne gjendje te mjerueshme. Nuk duhet të shohim fasadat. Futbolli është në gjendje të mjerueshme nderkohe fondet dhe programet e ndihmes po keqmenaxhihen. Ka ardhur koha të largohet. Persa i perket gares per kreun e Federates le të fitojë më i miri por me drejtësi, me rregulla dhe fair play.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: