Inter po përpiqet me çdo kusht të mbrojë titullin dhe mundësitë janë pavarësisht ulje-ngritjeve gjatë kohëve të fundit. Presidenti i zikaltërve, Steven Zhang ka ndërmend që të vazhdojë më tej me trajnerin Simone Inzaghi.

Sipas asaj që raporton e përditshmja sportive italiane “La Gazzetta dello Sport”, numri një i klubit zikaltër synon që të rinovojë kontratën me trajnerin aktual edhe për një vit më shumë, nga 2023 tani në 2024, por me një rritje të pagës nga 4,5 milionë euro në 5 milionë euro plus bonuset.

Krahasuar me trajnerët e tjerë, Inzaghi nuk është te mesatarët në Serie A, por mbrojtja e titullit do t’i jepte shumë bonuse jo vetëm në aspektin financiar, por edhe do të futej në elitën e teknikëve.

Inter aktualisht mban vendin e dytë në kampionat, 2 pikë më pak nga Milani kryesues, por skuadra zikaltër ka ende për të zhvilluar një ndeshje, atë ndaj Bologna-s në transfertë, e cila u shty si pasojë e rasteve të shumta të infektimeve me Covid-19 tek ekipi emilian.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb