Negativitet që sjell pozitivet: ky është rasti i Simone Inzaghi, i cili pasi kaloi COVID-19 është rikthyer në Appiano për të drejtuar nga pranë seancat stërvitore. Trajneri zikaltër i ka idetë e qarta përpara derbit kundër Milan, e vetmja dilemë ka të bëjë me gjendjen e Martinez dhe Sanchez, dy lojtarë që janë të grumbulluar me përfaqësueset respektive dhe do të rikthehen në Milano vetëm të enjten.

E sigurt është se Edin Dzeko nuk preket në majën e sulmit, mbetet për tu vlerësuar se kush do të jetë në krah të tij, Martinez apo Sanchez.

Pjesa tjetër e formacionit nuk preket, përpara Handanovic do të rreshtohen Skriniar-De Vrji dhe Bastoni ndërsa në krahë, Dumfreis dhe Perisic. Në mesfushë Barella, Brozovic dhe Calhanoglu.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb