Simone Inzaghi mbetet në provim, e ardhmja e tij është e gjitha për tu përcaktuar. Inter doli shumë shpejt nga gara për titull në Serie A, detaj që nuk i ka pëlqyer aspak drejtuesve të klubit.

Në këtë pikë të sezonit, Inzaghi duhet të blindojë sa më shpejt prezencën në Champions, ndërsa një bonus i rëndësishëm është edhe kalimi i fazës së 1/8 ku në “San Siro” siguruan një avantazh të rëndësishëm përballë Porto-s.

Sport
Sport

Një ditë më parë “Times” shkruante se Inzaghi mund të largohet në fund të sezonit, ndërsa një opsion për pankinën zikaltër ishte edhe Antonio Conte. Së fundmi në skenë, si pasues të mundshëm të Inzaghi-t, kanë dalë dhe dy emra të mëdhenj, Jose Mourinho dhe Tuchel.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb