Simone Inzaghi shijon trofeun e tij të parë në krye të Inter, për të kjo është hera e tretë në karrierë që fiton Superkupen: “Kishim përballë një skuadër të fortë që bëri një ndeshje tipike të Juves, por nuk na krijojë shumë probleme. I pash shifrat, ishte një fitore e merituar. Dëshironim ta fitonim me çdo kusht dhe kështu ndodhi. Të mposhtësh Juven nuk është kurrë e lehtë. Çfarë na tha presidenti Zhang? Ishte shumë i lumtur, na bëri komplimente ndërsa lojtarët i kërkuan premio, besoj se do ti kënaq”, u shpreh Inzaghi pas finales. “Është një moment special për të gjithë ne. Jemi shumë të lumtur.

Inzghi
Inzghi

Skuadra luajti mirë, jemi të parët gjithashtu në kampionat. Kjo është fryt i një punë shumë të madhe, që nga trajneri, lojtarët dhe të gjithë, është një fitore që na jep shpresë dhe besim për të ardhmen”, u shpreh presidenti Zhang në një intervistë për Inter Tv.

Në kampin juventin diskutimi është ndryshe, kjo është një humbje që djeg jo pak, mbi të gjitha për mënyrën se si erdhi: “Ishte një test i mirë për ne, zhvilluan një ndeshje të mirë. Bëmë një gabim fatal vetëm 5 sekonda nga fundi, sigurisht kjo është një humbje që djeg, por duhet të na jap agresivitetin e duhur në vijim”, theksoi Max Allegri në konferencë për shtyp.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb