Një gjë e sigurtë me debutimin e iPhone-ve të rinj këtë vit ishte çmimi i tyre edhe më i lartë sesa paraardhësit.

Ditën e djeshme Apple prezantoi tre iPhone me ekrane pa skaje dhe modeli më i shtrenjtë iPhone XS Max 512GB kushton plot 1,449 dollarë.

Megjithatë krahasuar me vendet e tjera të botës, këto çmime janë vetëm për SHBA-të.

Ndërsa në vende si Japonia qytetarët do të paguajnë 2% më shumë sesa Amerikanët, në vende si Gjermani kostoja e një iPhone XR, XS dhe XS Max 33% më e lartë sesa në Shtetet e Bashkuara, njofton PCW.

Evropa duket të jetë vendi më i prekur sepse edhe Britania do të paguajë deri në 30% më shumë sesa SHBA për një iPhone. Po Shqipëria sa do të paguajë?.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: