BAGDAD

Në kryeqytetin e Irakut, Bagdad, mijëra persona u tubuan në sheshin “Tahrir” për të protestuar kundër qeverisë.

Protestuesit e tubuar kërkuan krijimin e një qeverie të pavarur dhe theksuan se nuk duan parti të korruptuara politike.

Gjatë protestës është vërejtur se një grup ka brohoritur me sloganet kundër Iranit dhe një grup tjetër me sloganet “As Amerika as Irani”.

Protestuesit irakianë mbanin në duar pankarta me mbishkrimet “Nuk duam luftë, duam atdhe” dhe bënë thirrje që vendi i tyre të mos shndërrohet në një territor konflikti për shkak të tensioneve mes Iranit dhe SHBA-ve.

Ndërkohë sot në fushatat e zhvilluara nëpërmjet medias sociale në Irak, ishte bërë thirrje për “protestë me pjesëmarrje të gjerë”.

Protestat në vend shpërthyen më 1 tetor 2019 për shkak të papunësisë, korrupsionit dhe mungesës së shërbimit publik, të cilat ende vazhdojnë edhe në ditën e 100-të.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb