BAGDAD- Ministri irakian i Brendshëm paraqiti sot dorëheqjen, dy ditë pas sulmit terrorist ku u regjistruan më shumë se 200 të vdekur në Bagdad duke shkaktuar indinjatën e popullit përballë paaftësisë së shtetit për të parandaluar sulme të tilla.

“I paraqita dorëheqjen time kryeministrit Haider al-Abadi”, njoftoi Mohammed Al-Ghabbane gjatë një konference shtypi, duke pranuar dështimin e masave të sigurisë të ndërmarra në kryeqytet.

Të paktën 213 persona u vranë dhe më shumë se 200 të plagosur u shënuan të dielën e kaluar pas shpërthimit të një autobombe në një lagje tregtare të kryeqytetit irakian, një nga sulmet më tragjike që ka përjetuar vendi.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: