Shtatë raketa shënjestruan dje në mbrëmje ambasadën e SHBA-së në Bagdad, njoftoi ushtria irakiane, një sulm që thyen më shumë se një muaj armëpushim të dekretuar nga fraksionet irakiane pro-Iran.

 

Ky rifillim i armiqësive vjen pikërisht kur ministri i ri i Mbrojtjes i SHBA-së, Christopher Miller, njoftoi se Shtetet e Bashkuara do të tërhiqnin 500 trupa të tyre nga Iraku, duke lënë vetëm 2 500 ushtarë në vend.

Sulmi me raketa, i kryer nga një lagje në Bagdadin lindor, sipas ushtrisë, ndodhi dy orë pas një interviste telefonike midis kryeministrit irakian, Moustafa al-Kazimi dhe Sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb