Ministri i Shëndetësisë iranian Saeed Namaki shprehu shqetësim lidhur me situatën COVID-19 në vend, duke thënë nëse ndodh një valë e re e sëmundjes, iranianët do të duhet të durojnë shumë më tepër vështirësi se më parë.

Duke folur gjatë një konference, ai tha se ulja e numrit ditor të vdekjeve në dy shifra ishte një arritje e madhe, megjithatë, duke paralajmëruar për mundësinë e fillimit të një vale të re të sëmundjes.

Ajo që shqetëson zyrtarët shëndetësorë është qarkullimi i sëmundjes nga një qytet iranian në tjetrin, tha Namaki, duke shtuar se udhëtimet duhet të kontrollohen rreptësisht.

Ministri u shpreh se varianti i ri i virusit është shumë i komplikuar, dhe në çdo moment zbulon një formë të veçantë të vetes e cila është e ndryshme nga ato të mëparshmet.   

Varianti i ri COVID-19 gjithashtu ka patogjenicitet dhe vdekshmëri shumë të lartë, tha Namaki.

“Virusi i ri nuk është i kufizuar në Evropë dhe mund të përhapet në çdo klimë, edhe nëse kontrollojmë të gjitha mënyrat,” sqaroi ai.

 

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb