Një oficer iranian ka humbur jetën si pasojë e përleshjes midis forcave të sigurisë dhe një grupi të armatosur në qytetin Merivan të provincës Kurdistan, në kufirin e Iranit me Irakun.

Për agjencinë e lajmeve Tasnim, Komandanti i Kufirit të Provincës Kurdistan, Ali Reza Merzbani, foli në lidhje me konfliktin në rajonin Derrenehi të qytetit Merivan.

“Togeri Huseyin Namur vdiq në përleshjen midis grupit terrorist anti-revolucion dhe forcave të sigurisë në qytetin Merivan”, tha Merzbani.

Në provincën Kurdistan në Iranin veriperëndimor herë pas here ndodhin përplasje midis forcave të sigurisë dhe anëtarëve të organizatës terroriste PKK/PJAK.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb