Ministri i Jashtëm i Iranit, Javad Zarif njoftoi se mes Teheranit dhe Washingtonit është kryer një shkëmbim të të burgosurve.


Në një postim nga llogaria e tij në Twitter, Zarif bëri të ditur lirimin e shkencëtarit iranian Massoud Soleimani i cili ishte i burgosur në SHBA prej më shumë se një viti me arsyetimin se ka shkelur sanksionet.


Me lirimin e Soleimanit, ministri Zarif tha se do të kthehet në shtëpinë e tij brenda një kohe të shkurtër shtetasi amerikan me origjinë kineze Xiyue Wang i cili u arrestua në Iran me akuzat për spiunazh në vitin 2016.


Kryediplomati iranian ndër të tjera ka shprehur falenderimet ndaj Qeverisë së Zvicrës për ndërmjetësimin e shkëmbimit.

Shtetasi amerikan me origjinë kineze, Xiyue Wang, student i doktoraturës në Universitetin Princeton u arrestua në vitin 2016 për spiunazh në Iran ku ai kishte ardhur për të bërë kërkime lidhur me shkollimin e tij.

Ndërsa prof. Massoud Soleimani nga Universiteti ‘Tarbbiat Modares University‘ në Teheran u arrestua në tetor të vitit të kaluar në aeroportin e Chicagos gjatë hyrjes së tij në SHBA me pretendimin për shkelje të sanksioneve.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb