Mojtaba Khamenei është zotuar se Irani do të hakmerret ndaj Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit për vrasjen e babait të tij, Ali Khamenei, i cili humbi jetën në një sulm ajror më 28 shkurt, në fillim të luftës SHBA-Izrael kundër Iranit.

Në një deklaratë me shkrim, të transmetuar nga televizioni shtetëror iranian dhe të atribuar Mojtaba Khameneit, ai theksoi se hakmarrja është një detyrim kombëtar.

“Hakmarrja është kërkesë e kombit dhe sigurisht që duhet të zbatohet”, thuhet në deklaratë.

Më tej, ai shton: “Ne zotohemi të hakmerremi për gjakun e udhëheqësit martir dhe të të gjithë martirëve të këtyre dy luftërave nga vrasësit kriminelë dhe të turpëruar”, duke e cilësuar hakmarrjen e Iranit si “të pashmangshme”.

Deklarata u publikua ndërkohë që në Iran po zhvillohen ceremonitë mortore për Ali Khamenein, të cilat kanë zgjatur disa ditë.

Mojtaba Khamenei nuk është shfaqur në publik që nga sulmi ajror ku u vra i ati. Sipas pretendimeve të Shteteve të Bashkuara, ai ka pësuar plagë të rënda gjatë të njëjtit sulm në fund të muajit shkurt.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb