Romelu Lukaku dëshiron të rikthehet tek Inter, sot më shumë se kurrë, pas sanksioneve që qeveria britanike ka vendosur kundër pronarit të Chelsea, Roman Abamovich. Tek Chelsea sulmuesi belg e ka pasur shumë të vështirë të përshtatet këtë sezon, pas shumë ndeshjeve ku ka ngrohur stolin, Lukaku është më i bindur se kurrë se opsioni më i mirë është të largohet.

La Gazzetta
La Gazzetta

Situata tani është edhe më e rënduar pasi Abramovich u detyruara t’ia dorëzonte klubin qeverisë britanike, në këto kushte Lukaku i ka kërkuar drejtuesve të Inter të gjejnë një zgjidhje, të bëjnë ç’të jetë e mundur për ta rikthyer në Milano. Kjo nuk është një zgjidhje e lehtë pasi Chelsea për momentin e ka të ndalur të shes lojtarë, fillimisht duhet që qeveria të gjejë një blerës për klubin londinez më pas në fund të sezonit, Inter mund të nis tratativat për të rikthyer Lukakun.

Romelu Lukaku Benched For Chelseas Champions League Last 16 Clash With Lille With Kai Havertz Set To Lead The Line Scaled
Romelu Lukaku Benched For Chelseas Champions League Last 16 Clash With Lille With Kai Havertz Set To Lead The Line Scaled

Belgu nga ana e tij ia ka bërë të qartë drejtuesve të Inter se është i gatshëm të pranojë një ulje të madhe për pagën e tij sezonale. Nga 12,5 milionë euro që përfiton për momentin, tek Inter do të ishte i kënaqur edhe me 7,5 milionë euro në vit, kaq është edhe limiti i pagave që zikaltërit kanë vendosur.

Lukaku
Lukaku

Për momentin e vetmja gjë e sigurt është dëshira e lojtarit për tu rikthyer tek Inter ndërsa Marotta mbetet në pritje të zhvillimeve që vijnë nga Londra.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb