PRISHTINE- Arrestimi në Francë i kreut të AAK-së, Ramush Haradinajt ka sjellë shumë reagime, duke e cilësuar të padrejtë këtë masë. Në të njëjtën linjë ka qenë edhe kryetari i Komunës së Prishtinës, njëherësh zyrtar i lartë i Lëvizjes Vetëvendosje, Shpend Ahmeti.

Me anë të një postimi në rrjetin social ‘Facebook’ Ahmeti pohoi se arrestimi i Haradinajt është pasojë e negociatave me Serbinë. “Normalizimi i marrëdhënieve i udhëhequr me aq zell nga Thaci e Mustafa dhe kryenegociatorja sjellin arrestime si kjo e Ramush Haradinaj sot. A duhet me shku në çdo shtet, me u arrestu për me i hjek “poternicat” e Serbise për çdo luftëtar që Serbia don me lujt e me përdor si kartë për me marr diçka prej neve? Kur do të mbushemi mend që s’ka normalizim me marrëdhënie nënshtrimi ndaj askujt”, citohet në reagimin e Ahmetit.

Haradinaj është ndaluar nga policia në pjesën franceze të aeroportit ndërkombëtar Basel-Mulhouse për shkak të një aktakuze që daton nga viti 2004. Haradinaj është arrestuar në bazë të një fletarrestimi ndërkombëtar, të lëshuar nga Serbia.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb