Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa është në gjendje të mirë shëndetësore.

Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin, zëdhënësja e LDK-së, Gentiana Azemi.

“Kryetari Mustafa është mirë me shëndet dhe po e mposhtë virusin. Është në vetizolim dhe gjendja e tij shëndetësore është e mirë”, tha ajo.

Mustafa para pesë ditëve përmes një postimi në “Facebook” ka njoftuar se është infektuar me COVID-19.

“Sot, pas analizave te kryera, kam rezultuar pozitiv me Covid-19. Përveç një plogështie, nuk vërej ndonjë shqetësim tjetër shëndetësor. Anëtarët e tjerë të familjes nuk janë të prekur.
Ditet në vijim do të jem i izoluar. Apeloj te të gjithë për kujdes maksimal”, kishte shkruar Mustafa në Facebook.

Me virusin COVID-19, janë infektuar edhe disa deputetë të LDK-së.

Ndërkaq, që nga fillimi i pandemisë e deri tani në Kosovë me coronavirus janë infektuar 5 mijë e 118 qytetarë. 2 mijë e 370 janë shëruar kurse janë regjistruar edhe 108 raste të vdekjeve.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë ka njoftuar se aktualisht raste aktive janë 2 mijë e 640.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb