TIRANË

Ish- deputeti I PS, Alket Hyseni u shpreh sot në Opinion se Gjykata Kushtetuese do të vulosë të hënën, ashtu siç paracaktoi, fatin e Presidentit Ilir Meta.

“Mua më vjen vërtet keq që Presidenti i vendit tim të dalë e të gajaset edhe sikur në një intervistë televizive e të bëjë gaztorin. Janë veprime proceduriale, ju e dini këtë gjë.

Madje ishte kërkesë e mbrojtjes sepse maxhoranca donte vetëm dy orë kohë për t’ju dhënë përgjigje pyetjeve të trupit gjykues. Të Hënën jepet patjetër vendimi, nuk do të jetë i argumentuar, por vendimi i shkurtër,”- tha Hyseni.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb