TIRANË- Ish-deputeti kaubojs Eduart Ndocaj e ka shprehur protestën e tij për fyerjen e gazetarëve nga kryeministri Edi Rama në një formë ndryshe.

Pa deklarata të bujshme, pa analiza të gjatë por me një pikturë-karikaturë. Silueta e një njeriu me sy e lot të kuq, me tym që nxjerr nga hundët e para të vendosur disa mikrofonë.

“Po më çmend media e lirë”; “Gazetar koti”; “Duhen arrestuar. Po-po Fuga të gjithë”; “Media kazani”; “Doni të dini gjithçka, unë jam këtu për ju”, janë disa nga fjalët e shkruara përreth portretit.
“Protesta ime në mbrojtje të gazetarëve të dhunuar nga Rama”, shkruan Ndocaj.

piktura e Ndocaj

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: