Nga Mitro Çela

11.9.2001

ME AZEMIN NË ROMË DHE ATHINË

1.Plepat e gjeneralit italian: Ramponi

10 Qershor 1992. Ne ishim në Romë  Azemi, Filipi dhe unë. Në orën 12 u futëm në zyrën e Andreotit. Na shoqëronte ambasadori, Dash Dervishi.

Ditën e dytë vizituam Vatikanin. Ditë e tretë shkuan në zyrën e gjeneral Ramponit, komandant I Xhandarmarisë Italiane.

Gjenerali na priti në paradhomë. I gjatë. I hollë. Me kostum dhe flokë të thinjura, më shumë të kujtonte një aktor kinemaje se sa një gjeneral plicie.

Gjenrali:-Në fillim do të dalim në ballkon. Duke soditur natyrën, si puna e Budës, dua t’u jap dy mesazhe… Ja, ky është kopështi që rrethon godinën. Vëreni pemët. I dalloni dy plepat që janë më të lartët? I kam mbjellë me duart e mia ditën që u emërova Komandat I Xhandarmërisë!

Azemi mu drejtua mua:- Burrë I mëçëm! Me këtë gjest do të tregojë se në polici njerëzit nuk lëvizin si gurë shahu! (Vallë çfarë do të mendojë sot gjenerali në pesion, po të mësojë se në Sarandë në tre vjet janë këmbyer 36 shefa rendi!? Po për faktin që në qeverinë socialiste ministrat e rëndit nuk e gëzojnë vitin?!)

Gjenerali:- Zoti Hajdari! Nga mënyra si fole me zotin Çela, e mora vesh se e kuptuat mesazhin tim…Tani vështroni atë veturën e lënë pak mënjanë nga shoqet…Edhe ajo e ka një histori: Disa muaj më parë Italia I fali Shqipërisë disa automjete për policinë. Një nga drejtorët e ministrisë suaj,  kohë më parë ja hipi kësaj makine dhe mbriti në Budapest. Ka menduar të kursei, derëziu!…Por çfarë ngjau? Makinën ja vodhën dhe siç e shihni ka përfunduar në oborrin tim!…Zoti Hajdari! Një polic që nuk është I zoti të ruaj makinën e tij, si mund të jetë I aftë të mbrojë popullin nga keqbërësit! Mesazhi im: Bëni kujdes kur zgjidhni njerëzit e policisë! Policia është një nga shtyllat e Shtetit Demokratik!

2.

Amerika është aleati ynë strategjik…

Kthehemi në zyrë. Zëmë vend në kolltuqe. Nën avujt e kafes e mori fjalën gjenerali:

Ramponi: – Në kohën e diktaturës, shteti juaj bënte kontrabandën e cigareve. Çdo vit mbi 30 milionë dollarë. Sot ka ndryshuar vetëm tabela: Janë po ata njerëz. Dje punonin për shtetin, sot punojnë për xhepin!

Azemi:- Kjo është e tmerrshme! Në Shqipëri komunistët humbën pushtetin politik, por po fitojnë pushtetin ekonomik. Ata janë futur kudo. Nuk do të jetë e largët dita, kur metastazat e tyre do të kërcënojnë lirinë dhe demokracinë…

Ramponi:- Është kollaj të fitosh lirinë dhe demokracinë, pasi është shembur Muri i Berlinit. Por vetëm me liri  nuk jetohet. Duhen investime, duhen kredi, duhen hapur vende pune, duhet të lulëzojë ekonomia e tregut. Këtu del roli i Shtetit: Të vendosni rendin, t’i presi rrënjët  e korrupsionit dhe kontrabandës që në embrion! Ndryshe mentaliteti komunist i përzenë nga dera, të futet nga dritaria.

Për nja çast sikur na u “thanë” fjalët. I zoti i “shtëpisë” ra në mendime. Diçka bluan, më tha Azemi…Dhe  gjenerali nisi të flasi për misionin ushtarak italian me emrin e koduar “Pelikani”: 3000 ushtarë italianë punonin në Shqipëri për shpërndarjen e ndihmave ushqimore.

Azemi:- Falenderojmë qeverinë italiane…Italia është  komshi me Shqipërisë. Por nuk është e vetmja. Në kufi kemi edhe Greqinë. Në veri Jugosllavinë. Pak  më tej Turqinë, Rumaninë, Bullgarinë. Midis komshijve ka edhe xhelozi. Duke u afruar shumë me njerin, prishesh me tjetrin. Prandaj unë mendoj se aleati strategjik I Shqipërisë duhet të jetë Amerika. Sidomos në aspektin ushtarak.

Ramponi:-Amerika është larg! Për këtë flet edhe fakti që në Shqipëri janë vendosur 3000 ushtarë italianë!?

Azemi:- Lum miku, me zhvillimin që ka marrë shkenca dhe teknika, kufijtë e largësisë midis shteteve janë ngushtuar. Kjo së pari. Së dyti, SHBA-ja është violinë e parë në NATO. Së treti, Flota e Gjashtë Amerikane bën “roje” nëpër Adriatik. Së katërti, trupat italiane në Shqipëri, nuk kanë mision ushtarak, por mison ekonomik. Statusi I tyre është I përkohëshëm, aqë sa të jenë nevojat për të transportuar ndihmat.

3.

Një martesë edhe mbretërore edhe politike

Azemi:- Shqipëria ka pasur një burrë shteti të mënçur për politikën e jashtëmë. E kam fjalën për Mbretin Zog. Në kohën kur I dha Italisë konçensione të shumta ekonomike, vendosi të martohej. Bëri dy gjëra që mbeten në histori. Së pari, duke qnë myslyman u martua me një katolike. E bëri këtë për t’I treguar botës se Shqipëria është vend I tolerancës fetare. Së dyti, nusen nuk e mori në Itali, por në Hungari. E bëri këtë për t’I treguar Duçes se shqiptarët mbi gjithçka duan sovranitetin!

Në ditët në vazhdim takuam ministrin e Jashtëm. Ministrin e finacave. Një takëm me  drejtorë. Kudo biseda niste dhe bitiste tek ushtarët e “Pelikanit”. A mund te shtyhet afati I qëndrimit të ushtarëve? Veç transportit mund të punojnë ushtarët edhe në sektorë të tjerë të ekonomisë? Ushtria shqiptare, tha një nënpunës, nuk mund të ruaj kufijtë detarë nga klandestinët. Ajo është e paorganizuar. E pa armatosur mirë. E ushqyer keq. A nuk mund ta kryente këtë mision ushtria italiane?

-Kjo do të thotë të shkelim sovranitetin e vendit!?  -Artsyetonte  Azemi!…

Kur hanim drekë, Azemi ishte I shqetësuar.

-Kam një parandjenjë! Misioni “Pelikani” më sa duket është si puna e Ajzbergut. Pjesa e dukëshme është marveshja midis qeverive. Po pjesa e padukëshme?! Si mendon ti Mitro?

Unë ngrita supet…

Kaluan shumë vite, kur  krejt rastësisht mësova nga leximi i protokollit të takimit Helmut Kol-Berisha në vitin 1993, se dyshimet e Azemit ishin të drejta…( Për këto prapaskena, kam botuar një artikull kohë më parë.)

4.

Zonja Çuderu! Nuk ka kompromis me pronat çame

17 Mars 1993: Përsëri të tre: Azemi, Filipi dhe unë. Tashmë në Greqi. Na priste “Zonja e Hekurt” në qeverinë e Micotaqisit, Çuderuja. Në atë mot ishte zëvendësministre e Punëve të Jashtme.

Na priti me një mirësjellje ku dalloheshin më tepër kortezia e diplomates se sa delikatesa e gruas.

Çfarë kishte ngjarë? Gjatë një vizite në Zvicërr, ministri  ynë i Jashtëm-Alfred Sereqi, kishte bërë një koment për Greqinë. Komenti nuk i kishte pëlqyer Zonjës. Azemi kërkoi spjegime. I tha Filipit të mbajë shënim. (Demek)

Azemi:- Këtë problem do ta diskutoj me Presidentin, kur të kthehem në Tiranë!

Çuderuja:- Ju jeni Heroi i Demokracisë që ka vrarë frikën në Shqipëri! Jeni djal i ri: Mund të jepni mendimin tuaj!

Azemi:- Bëjmë një kompromis! Në fillim unë do të bëj dy pyetje. Pasi të marr përgjigje nga Ju, do të them mendimin tim për deklaratën e Zotit Sereqi!

Çuderuja: – OKAY!

Azemi:- Në Greqi jetojnë qindra mijra shqiptarë. Kur mendoni se do të hapen shkollat në gjuhën shqipe ku do të mësojnë emigrantët? Së dyti, kur do të nisin debatet  për kthimin e pronave të çamëve?

Çuderuja:- Nuk mund të përgjigjem…

Azemi:- Zonjë e nderuar! Paska çensurë edhe në Greqinë anëtare të Bashkimit Evropian?! Tani po të përgjigjem për deklaratën e Sereqit: Eshtë një deklaratë e nxituar, që nuk rimon me politikën e qeverisë Meksi…

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb