Ish-komandanti i UÇK-së i zonës së Drenicës, Sami Lushtaku është liruar dje nga të gjitha akuzat për krime lufte, për të cilat ishte dënuar me 12 vite burgim nga Gjykata Themelore në Veri të Mitrovicës.

Lushtaku gjatë një interviste të shkurtë për Telegrafin ka thënë se pas lirimit të tij nga burgu, emocionet vazhdon t’i ketë të përziera pasi që siç shprehet ai “një pjesë e bashkëluftëtarëve të mi kanë mbetur prapa grilave”.

“Është mirë me ardh në shtëpi nga gjithë kjo padrejtësi që ka ndodhë. Nuk është e lehtë për mu që unë sot jam këtu ku jam, ndërkaq bashkëluftëtarët e mi janë nëpër burgje të Kosovës”, tha Lushtaku.

Duke folur rreth kthimit të tij në aktivitetet politike, Lushtaku theksoi se nuk do të largohet nga politika, dhe se nuk e beson që do të rikandidohet për kryetar të Skenderajt.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb