TIRANE

Bashkëpunimi i qeverisë me kriminelët është një ndër akuzat më të forta që ish-kryeministri Berisha i drejton kryeministrit Rama dhe qeverisë së tij për pesë vitet në qeverisje.

I pyetur nga Krasta për  të shkuarën e tij si kryeministër dhe qeverisë së tij në raport me kriminelët, Berisha tha: “Kurrë, kurrë në jetën time nuk kam përdorur dhe nuk do të përdorja kurrë kriminelë. Në kohën kur kam qenë shef i ekzekutivit, njëri pas tjetrit cilido që ka qenë ka shkuar pas hekurave në burg.

Nuk ka njeri që mund të japë një shembull të vetëm apo një insinuatë të vetme. Tjetër problem në se policia i arrestonte dhe gjykata i lironte dhe kjo ka ndodhur për shkak të një fenomeni më të gjerë.  Në mënyrë absolute nuk ka një njeri që mund të thotë qoftë edhe për vetëm një kriminel që është përdorur nga Sali Berisha.

Kurrë. Dua të sqaroj dy gjëra: Kurrë s’më kanë impresionuar me kërcënimet e tyre, kurrë s’më kanë tërhequr me ofertat e tyre. Kam qenë i prerë te të dyja. Ajo ka qenë një nga shkaqet që unë kam luftuar me sukses kriminalitetin. Se një herë po i përdore, të përdor 5 herë ai tjetri”, tha Berisha në A Show.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: