Ish-kryeministri holandez, Dries van Agt, e ka përshkruar kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu, si kriminel lufte duke kërkuar që të gjykohet në Gjykatën Ndërkombëtare të Krimit në Hagë.

Ai i ka bërë këto komente vetëm pak kohë para vizitës së Netanyahut në Holandë gjatë kësaj jave. Duke folur në televizionin holandez NPO 1, van Agt tha: “Një kriminel lufte po vjen në vendin tonë”.

“Okupimi, zgjerimi dhe ndërtimi i vendbanimeve në territorin e okupuar, kjo sipas Statujës së Romës, statuja në të cilën bazohet gjykata ndërkombëtare, është drejtpërdrejt krim lufte,” tha ai.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb