Edhe pse zgjedhjet në Kosovë janë ende në proces numërimi, të gjithë indikatorët e deritanishëm tregojnë një fitore të thellë në zgjedhje të Lëvizjes Vetëvendosje, me në krye Albin Kurti.

Deri më tani kalkulohet se Lëvizja Vetëvendosje ka siguruar 57 mandate qeverisëse dhe për të krijuar e vetme qeverinë, i duhen së paku 60.

Për këtë arsye, të gjithë analistët në Kosovë kanë nisur të komentojnë lëvizjen e ardhshme të Albin Kurtit dhe me cilën parti do të krijojnë koalicion për të formuar qeverinë e re.

Dritë mbi këtë ka hedhur Haki Abazi, i cili më herët ka mbajtur dhe postin e zv.kryeministrit në qeverinë Kurti.

I pyetur në lidhje me koalicionet në një prej mediave në Kosovë, Abazi ka thënë se mund të krijojnë koalicion me Lidhjen Demokratike të Kosovës, nëse këta të fundit zgjedhin në krye Vjosa Osmanin.

“Kjo është protestë demokratike me kulturë dhe elegancë, pasi votuesi kosovar ka arritur në nivel që nuhat ofertën e keqe dhe ka refuzuar, pasi kërkon marrëdhënie kontrate të re me subjekt të ri. Te Vetëvendosja kanë parë një koncept të ri politik, që mbron interesin publik dhe të shtetit, pa qenë servil dhe cenuar interesin privat. Nuk do jemi peng i Listës Serbe dhe nuk do bëjmë kompromise me ta. Unë mendoj që ka zgjidhje për koalicion, zgjidhje inovative. LDK-ja e mbetur mund të ketë ndonjë reformë dhe të hedhë dritë duke vendosur Vjosa Osmanin në krye”, shprehet Abazi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb