ANKARA

Ish-kryeministri i Turqisë dhe deputet në Asamblenë e Madhe Popullore të Republikës së Turqisë, Binali Yıldırım njoftoi se është pozitiv ndaj koronavirusit të ri (COVID-19), raporton Anadolu Agency (AA).

Yıldırım sot njoftoi se është testuar dhe testi ka treguar praninë e COVID-19.

“Gjendjen e kam të mirë. Nuk kam kurrëfarë vështirësish. Mjekët konsiderojnë që këtë periudhë ta kaloj në shtëpi”, tha Yıldırım.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb