Anëtari i Kryesisë së PD Florion Mima deklaroi sot se çmimi unik i energjisë që aplikoi Rama dha rezultate të kundërta.

Sipas tij, për 300 kilovat çmimi shkonte nga 7.7 në 13.5 dhe kryeministri i një force të majtë i bashkoi të dy çmimet në 9.5 ku të varfrit paguajnë më shumë e të pasurit më pakë me këtë sistem, ndërsa në taksim është e kundërta duke e ndryshuar nga taksë e sheshtë në atë progresive.

“Reforma është një set masazh ligjore dhe administrative që zbatohet në situata të vështira për të sjellë stimule të reje dhe progres.
I gjithë seti i masave ka vetëm një aset që mund të quhet reformues, dhe ai ka qene zhbërja e çmimit dy tarifor dhe prezantimi i çmimi unik ku dha rezultate të kundërta të asaj që prisnim, por sido të jetë ajo quhet reformë.
Kryeministri ka thënë që ne do ta ç’bëjmë sistemin dy tarifor ku sipas tij të pasurit hiqen si të varfër e paguajnë si të varfër.
Për 300 kilovat çmimi shkonte nga 7.7 në 13.5 dhe kryeministri i një force të majtë i bashkoi të dy çmimet në 9.5 ku të varfrit paguajnë më shumë e të pasurit më pak me këtë sistem, ndërsa në taksim është e kundërta duke e ndryshuar nga taksë e sheshtë në atë progresive.
Fuqia e instaluar në 2021 arriti 2.7 gigavat rreth 1.4 gigavat i takon regjimit të kaluar dhe 1.3 gigavat janë mundi djersa e taksapaguesve dhe jemi në pikën me delikate ku qeveria kërcënon HEC-et e vogla për ti mos i blerë energjinë sepse ka halli ta blejë atje ku i intereson dhe vjedh.
Në sektorin e naftës Shqipëria e ke të nevojshme që të ngrejë një rafineri që të përpunoj nafte sepse është në nivelin e interesit kombëtar, ne kemi prodhuar rreth 150 mijë ton naftë që mund të përdorej për sektorët e bujqësisë, industrisë dhe detare”, deklaroi Mima.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb