Ditën e sotme, kryeqyteti është përfshirë sërish nga dallga e protestës masive, ku turma masive qytetarësh u mblodhën për të 12-të herë radhazi për të kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Përtej thirrjeve dhe marshimit, ajo që ra në sy dhe tërhoqi vëmendjen e të gjithëve ishte kreativiteti dhe ironia e përdorur në pankartat që mbanin në duar protestuesit.

Ndryshe nga herët e tjera, ironia politike këtë radhë kishte një emërues të përbashkët: shpërfaqjen e asaj që qytetarët e konsiderojnë si “kapje e shtetit” dhe luks qeveritar përballë varfërisë së popullit.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Një nga simbolet më pikante të kësaj proteste ishte përdorimi i flamingove rozë, që u shfaqën si aksesorë në shesh. Ndër pankartat më pikante spikatën ato që shigjetonin drejtpërdrejt figurat kryesore të mazhorancës:

“Ngjyra rozë të solli në pushtet, Roza po të rrëzon” – Një mesazh i fortë shoqëruar me grafikën e një froni mbretëror rrethuar nga flamingot, duke ironizuar ngjyrat e PS.

“Ramver Llapa… derisa t’na marojn paret Jorgjica ime” – Një tjetër pankartë me ironi që thumbonte kryeministrin.

Një i ri mbante lart një pankartë me foton e deputetes socialiste Zegjine Çaushi, ku shkruhej: “Nuk e di sa veta qenkan, prit t’i numëroj një herë… 3 mijë e 700 mijë e 8 e 5 protestues”, duke përqeshur deklaratat e mazhorancës për pjesëmarrjen në tubime.

Revolta qytetare u artikulua edhe përmes gjuhës angleze për të tërhequr vëmendjen e ndërkombëtarëve. Në njërën prej fotove të shpërndara, shihet një pankartë ku shkruhet: “It’s a Beautiful Day to Yell At RAMA… Face us you coward” (Është një ditë e bukur për të bërtitur kundër Ramës… Përballu me ne, o frikacak).

Gjithashtu, nuk munguan as montazhet fotografike simbolike, si ajo ku kryeministri Edi Rama shfaqej në formën e një statuje prej bronzi të diktatorëve të rrëzuar, e mbajtur në duar nga një prej pjesëmarrësve në marshim (WhatsApp Image 2026-06-11 at 21.28.12.jpeg).

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb