Ish-ministri i Drejtësisë Aldo Bumçi është paraqitur ditën e sotme në SPAK, për çështjen Gërdecit.

Gazetarja Klodian Lala tha për “BalkanWeb” se ish-ministri ndodhet prej më shumë se një orë në zyrat e SPAK, ndërsa sqaroi se në ditët në vijim pritet të merren në pyetje edhe personazhe të rëndësishme.

“Në tragjedinë e Gërdecit, dëmet materiale ishin miliona euro. Aldo Bumçi po pyetet në lidhje me disa momente që lidhen me tragjedinë e Gërdecit.

Prokuroria e Posaçme ka parë të udhës të marrë dëshminë e Aldo Bumçit, i cili ndodhet në zyrat e SPAK prej më shumë se një orë. Më herët janë pyetur edhe personazhe të tjerë dhe me gjasë në ditët në vijim do të pyetën dhe personazhe të rëndësishme. Kujtojmë se në këtë tragjedi u shënuan 26 viktima”, raportoi gazetarja.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: