Brazil

Ish-presidenti i Brazilit Michel Temer po gjykohet nën akuza për korrupsion galopant, pasi akuzohet se gjatë kohës që ka qenë i pari i shtetit, është përfshirë në raste ryshfeti në shifra tepër të larta.

Temer, i cili ishte president nga viti 2016 deri në fund të vitit 2018, u arrestua javën e kaluar si pjesë e një hetimi për shkaqet në ndërtimin e një centrali bërthamor. Ai u lirua përkohësisht dhe tha se është i pafajshëm, shkruan “Reuters”.

Prokurorët thanë se Temer, 78 vjeç, një zyrtar i përjetshëm, që pas disa punëve në administratë, kishte arritur të bëhej president i vendit, po gjykohet për “udhëheqjen e një organizate kriminale” që veproi gjatë 40 viteve të fundit, të cilat mund të kenë marrë mbi 1.8 miliardë dollarë ryshfet.

(d.xh/ BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb