EGJIPT-Sipas ligjeve egjiptiane dënimet me vdekje që janë dhënë për shtetasit e vendeve të huaja mund të anulohen me vendim gjykate. Pretendohet se edhe Muhamed Morsi për të shpëtuar nga dënimi me vdekje që ka marrë për gjyqet që janë ngritur kundër tij me akuzën për “spiunazh” dhe “bastisjen e burgjeve” mund të ndjekë këtë rrugë dhe të kalojë në nënshtetësinë e një vendi tjetër. Pretendohet se vendi në fjalë është Turqia, raporton Trt.

Në lidhje me këtë Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavushollu tha: “Për momentin nuk bëhet fjalë për një diçka të tillë. Nuk është ndërmarrë një nismë e tillë. Pastaj çfarë ka bërë Mursi që të meritojë dënimin me vdekje? Nuk ka ndonjë ofertë për ardhjen e tij në Turqi. Ne e kemi shprehur mendimin tonë që Mursi të dalë nga burgu dhe të jetojë në ndonjë vend të tretë, por e drejta është që Mursi të lirohet dhe të vazhdojë jetën normale. Ne thamë që ai mund të shkojë në ndonjë vend tjetër, por nuk e kishim fjalën për Turqinë”.

Dosja e Muhamet Morsit bashkë me ato të 121 të akuzuarve të tjerë i ishte dërguar kryemyftinisë së vendit për të marrë opinionin.
Gjykata në bazë të opinionit të kryemyftiut të Egjiptit vendimin përfundimtar duhet ta jepte më 2 qershor, por e kishte shtyrë për në 16 qershor me qëllim për të përfunduar procesin e konsultimit.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: