Presidentët e Egjiptit dhe Iranit kanë diskutuar për zhvillimet e fundit në Gazë dhe për mundësinë e rivendosjes së raporteve diplomatike mes dy shteteve të tyre.

Televizioni shtetëror iranian tha më 23 dhjetor se kjo ishte biseda e parë telefonike e zhvilluar mes presidentit iranian, Ebrahim Raisi, me homologun egjiptian, Abdel Fattah al-Sissi.

Raisi dhe al-Sissi për herë të parë ishin takuar në nëntor në margjinat e një samiti në Riad.

“Raisi tha se Irani ishte i gatshëm të ofrojë të gjitha kapacitetet për të ndalur gjenocidin e kryer nga regjimi Zionist [v.j. referencë për Izraelin] dhe të dërgojë ndihmë për palestinezët”, tha media shtetërore iraniane.

Lufta midis Izraelit dhe Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Britania – ka hyrë në javën e dymbëdhjetë.Irani publikisht kishte lavdëruar Hamasin pasi kreu sulme të befasishme ndaj Izraelit më 7 tetor, sulme që nxitën luftën, e cila deri më tani ka vrarë mbi 20.000 palestinezë në Rripin e Gazës.

Ndryshe, raportet mes Egjiptit dhe Iranit në përgjithësi kanë qenë të tensionuara dekadave të fundit, edhe pse të dyja shtetet kanë mbajtur një lloj kontakti diplomatik. Biseda e liderëve pason lëvizje të ngjashme të shteteve në rajon, me synim që të ulen tensionet e rritura mujve të fundit.

Arabia Saudite – aleatja e Egjiptit – dhe Irani rivendosën raportet diplomatike më hertë gjatë këtij viti. Ndërkaq. Kajro ka tejkaluar mospajtimet me Katarin dhe ka rivendosur raportet me Turqinë./REL

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: