Ish-presidenti i Barcelonës Joan Laporta ka kritikuar strategjinë sportive të bordit të tanishëm, duke pohuar se ata kanë braktisur stilin e klubit. 56-vjeçari ka shprehur shqetësimet e tij për rrugën që pala katalane ka ndjekur gjatë sezonit të kaluar. “Ata janë larguar nga stili i futbollit që Johan Cruyff shpiku,” tha ai në ‘Ditën e Hapur’ të Fondacionit Cruyff”.

“Ai është themeluesi i këtij stili që ka bërë Barcelonën fitues.  Nuk ka politikë të përcaktuar, nuk ka projekt dhe La Masia është braktisur. Është shqetësuese dhe duhet të ketë një ndryshim të shpejtë sa më shpejt që të jetë e mundur. Ne po humbasim disa vite që mund të jenë të lavdishme dhe rezultatet janë të pamjaftueshme”, tha Laporta.

Laporta vazhdoi të shpjegojë kundërshtimet e tij mbi politikën sportive të Barcelonës. “Ata konsiderojnë se Valverde është i përshtatshëm si trajner për të drejtuar projektin sportiv që ata kanë, por ajo që unë nuk shoh është një projekt sportiv, “shtoi ai.

Ish presidenti foli edhe për yllin e skuadrës, argjentinasin,Messi: “Ju nuk mund t’i jepni Messit më shumë përgjegjësi sesa ai ka mundësi dhe është e padrejtë që të kërkohet më shumë nga ai. Leo po i jep gjithçka dhe në falë tij ne jemi aty ku jemi këto vitet e fundit, por ai ka nevojë për një ekip që shkëlqen në futbollin botëror.”

(n.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb