MAQEDONI-Ish-Presidenti Alfred Moisiu ka vizituar sot Kumanovën dhe është takuar me banorë të saj pas përplasjes së policisë me një grup të armatosur pak ditë më parë. Moisiu shprehet se në lagjen e “Trimave” është hapur zjarr në mënyrë të llahtarshme dhe pa marrë përgjigje.

 

“Mund të hapet zjarr kur tjetri të godet. Njerëzit kanë qenë në shtëpi me fëmijë e gra. Jam i habitur si kanë shpëtuar banorët pa u vrarë. Ky ka qenë një terror i planifikuar ndaj banorëve. Ky nuk është një operacion policor por ushtarak. Ende nuk e kam të qartë si janë zhvilluar  veprimet. Ende nuk ka asnjë gjë të qartë nga shteti maqedonas”- u shpreh Moisiu. Më tej ish-presidenti theksoi se për çështjen në fjalë duhet të bëhet hetim ndërkombëtar. “Hetimi ndërkombëtar është i rëndësishëm. Por hetimi është jo i plotë nëse nuk merr pjesë edhe Shqipëria. Ju veni nënshtetas maqedonas por keni kombësi shqiptare, Shqipëria e ka për detyrë të përgjigjet dhe të interesohet. Vetëm kështu mund të mbahet përgjegjësi. Shfaq indinjatën për trajtimin që u është bërë njerëzve”- u shpreh Moisiu para banorëve.

 

(a.n/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: