Ish-presidenti ukrainas, Petro Poroshenko njoftoi sot se ishte testuar pozitiv për COVID-19, ndërkohë që situata epidemike në vendin e tij vazhdon përkeqësimin.

“Kam marrë një rezultat pozitiv për testin e COVID-19”, shkroi ai në Twitter.

Poroshenko, 55 vjeç, vuan nga diabeti, gjë që rrit potencialisht rrezikun e simptomave të rënda dhe komplikimeve.

Ai tha se aktualisht po mjekohet në shtëpi dhe se ka anuluar udhëtimet e tij rajonale për fushatën elektorale për zgjedhjet lokale të 25 tetorit.

Ukraina po përballet me një përhapje të përshpejtuar të pandemisë së shkaktuar nga COVID-19, me rreth 3 000 raste të reja të regjistruara në ditë, në krahasim me rreth 800 në korrik.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb