Shoqëria Civile dhe Unioni i të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë, zëra të fortë mes tyre, i bëjnë thirrje deputetëve shqiptarë të votojnë Besim Ndregjonin për Avokatin e Popullit.

Kërkesa e tyre i është drejtuar Kuvendit, ku deklarojnë se Avokati i Popullit u takon antikomunistëve mbas 30 vitesh jo miqve të Lulzim Bashës e të përkëdhelurve të diktaturës!

“Deputetë të opozitës në qoftë se u ka ngel ndërgjegje kombëtare i thoni “jo” pazareve të Enkelejd Alibeut e të Taulant Ballës”, deklarojnë të përndjekurit politikë.

Whatsapp Image 2022 09 20 At 19.40.47
Whatsapp Image 2022 09 20 At 19.40.47

KËRKESA E PLOTË
Nr___/Prot. Tiranë _¬¬¬__/____/ 2022

Drejtuar: Të gjithë Deputetëve të Opozitës shqiptare në Kuvendin e Shqipërisë

Tiranë
Të nderuar Deputet!
Shoqëria Civile & Unioni i të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë, Ju shprehin kërkesën tonë të ligjshme për aprovimin nga Parlamenti dhe votimin e kapaciteteve të Përndjekurve Politikë në institucionet Kushtetuese të Shqipërisë.

Ne të Përndjekurit Politikë dhe shoqëria Civile mbas 31 vitesh kemi paraqitur kandidaturën tonë, për Avokat Populli, të një personalitet të shquar në fushën e mbrojtjes të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, Dr. Besim Ndregjoni shtetas shqiptar me një veprimtari të shquar kombëtare në fushën e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut dhe Ligjit, në trajtimin e integrimin e shtresës antikomuniste të Përndjekurve Politikë shqiptar.

Zoti Ndregjoni i përket atij brezi të vuajtur të Shqipërisë së diktaturës së proletariatit, ku vlerat e njeriut ishin të papërfillshme dhe ku konstituohej nga Kushtetuta diktatoriale: Diktatura e pakicës mbi shumicën. Zoti Ndregjoni vjen nga një familje fisnike shqiptare e cila ka përballuar tre diktatura në Shqipëri, diktaturën fashiste, me 7 prill 1939 babai i tij Imer Ndregjoni luftoi kundra pushtuesit fashist, në vitin 1944 u përndoq nga nazizmi se shpëtoi një familje hebrenjsh të Emunael Rubenit prej 7 vetash duke treguar humanizmin shqiptar, si luftëtar nacionalist u shqua për qëndresën ndaj diktaturës komuniste, ku diktatura e dënoi me 17 vite burg politike, si bashkëpunëtor i anglo-amerikanëve.

Diktatura komuniste i pushkatoi tre pjesëtarë të familjes në moshën 18-vjeçare nipin Xhevitin, xhajën Xhetanin në moshën 24-vjeçare, dhe në moshën 75-vjeçar gjyshi Llani vritet në përpjekje me forcat e Kriminelit Shefqet Peçi.

Nga torturat çnjerëzore në hetuesi, vdiqën në tortura dy pjesëtare të familjes, kushëririn Halilin, dhe daja i babës Lam Bici. I dënoi me 7 vite burg politike dajën e tij Bajram Totrakun.

Nga torturat çnjerëzore në hetuesi në vitin 1981 humb vet dijen, burri i hallës Destan Manuka të cilin e dërguan në spitalin psikiatrik në Elbasan. Ky është bilanci tragjik që kjo familje pësoi nga diktatura komuniste.
Zoti Ndregjoni i mbijetoi diktaturës dhe pse ajo e kishte etiketuar armik të regjimit, duke i mohuar të Drejtat dhe Liritë në të gjitha fushat e jetës, falë vullnetit dhe kurajës së tij me një qëndrese e stoicizëm të admirueshëm.

Ka organizuar tre konventa kombëtare për dënimin e krimeve të komunizmit, dhe është iniciatori dhe kontribuues në realizimin e Rezolutës për dënimin e krimeve të komunizmit në bazë të Rezolutës së A.P.K. Europës në vitin 2006, në Parlamentin shqiptar.

Misionar i ngritjes “Parcelës Kombëtare të Kujtesës. në Tiranë, kushtuar mbi 6000 burrave dhe grave që i ka pushkatuar diktatura duke ju ka zhdukur kufomat, dhe ata sot nuk kanë një varr. Ku ka marrë mbështetjen e personaliteteve shqiptare si të Kardinalit shqiptar Ernest Troshani, Deputetes të Parlamentit europian Arba Kokalari, shkrimtarit të shquar Ismail Kadaresë, ikonës, shkrimtarit ish i burgosuri politikë studiuesit Prof. Sami Repishtit, shkrimtares së shquar fituese e disa çmimeve ndërkombëtare Luljeta Lleshanaku, si dhe Tre drejtues të komuniteteve fetare në vendin tonë atij Katolik, Mysliman, Ortodoks, dhe Bektashinj, si dhe qindrave intelektualëve të fushave të ndryshme, të artit e kulturës.

Zotërinj Deputet!
Kemi tre dekada që në institucionet Kushtetuese nuk lejohen dhe promovohen kapacitetet antikomuniste që vijnë nga shtresa e të përndjekurve politikë.

Gjatë 30 viteve janë promovuar dhe kanë drejtuar këto institucione individë që i kanë shërbyer diktaturës, ose kanë lidhje politike me regjimin e diktatorit Enver Hoxha, dhe të votuar nga PD&PS. Sot fatkeqësisht të gjitha institucionet kushtetuese drejtohen nga të privilegjuarit e diktaturës. Kërkojmë, dhe presim mbështetjen dhe ndihmën tuaj morale politike dhe njerëzore, për kandidaturën tone. Dhe kjo falë votës tuaj 30-vjeçare që keni mbështet të priviligjuarit e diktaturës.

Ing. Ardian Vasil Kati ish-i Internuar Politikë prej 15 vitesh me babanë në Burg Politikë prej 17 vitesh si Përfaqësues i Shoqërisë Civile ju apelon juve Zotërinj e Zonja Deputetë, si Z/Kryetar i Kuvendit : Mbështetni dhe votoni kandidaturën e personalitetit, me përmasa kombëtare, Aktivistit të shquara të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, pinjollin e një familje fisnike që përballoi tre diktatura dhe ka drejtuar institucione të rëndësishme si Shef Kabineti në Komitetin Kombëtar të Përndjekurve Politikë 1992-1994. Ka drejtuar Institutin e të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë 1998- 2003 si Drejtor i Institutit. Ku u shqua për ndershmërinë dhe profesionalizmin e lartë në drejtim të tyre.

Demir Pojani ish-i Burgosur Politikë për 25 vitesh, në emër të Burgosurve Politikë dhe si pjesëmarrës i revoltës së Spaçit ju bën thirrje Zotërinj Deputet, shembeni këtë mur politik tridhjetëvjeçar që është ndërtuar me heshtje ndaj të përndjekurve politike se i shërbeni paqes dhe jo urrejtjes. Mbështetni kandidaturën e të Përndjekurit Politikë i cili ka kontribute të çmuara në mbrojtje të kësaj shtrese. Që ky institucion që mbron të Drejtat dhe Liritë e Njeriut mos të drejtohet nga ushtar të politikës, por të ketë drejtues një personalitet nga klasa e të Përndjekurve Politike që ka senbilizimi moral dhe i mbron me fanatizëm këto të drejta, se i ka provuar në familjen e tij të gjitha llojet e krimit komunist dhe dhunimin e të Drejtave dhe Lirive.
Votoni përfaqësuesin e të mbijetuarve të diktaturës Zotin Besim Ndregjoni!

Lavdie Nela ish-e Burgosure Politike, bashkëshorte e poetit të varur në litar martiri Havzi Nela apelon: Zonja Deputete, në emër të grave ish-të Burgosura Politike, dhe të mbetur pa fëmijë, mbroni dhe votoni kandidaturën që mbështetet nga Shoqëria Civile dhe të gjithë të Përndjekurit Politikë, Dr.Besim Ndregjonin i cili ka një kontribut në vlerësimin e figurave të Përndjekurve Politikë, falë kontributit të tij Havzi Nela u nderua Nderi i Kombit, e përjetësohet vepra e tij atdhetare. Si dhe qindra intelektual që janë pushkatuar e sot nuk kanë një varr.

Fatbardha Mulleti -Saraçi e Internuar politike në Kampin e Tepelenës për 30 vite, studiuese e krimeve të Komunizmit ju apelon: Zonja Deputete, ke shansin dhe privilegjin të kontriuoni që në drejtimin e Avokatit të Popullit të zgjidhet Aktivisti i shquar, një kontribuues i palodhur në publicistikën e krimeve të komunizmit. Të përndjekur politikë që kanë statuse janë me mijëra, por me kontribute ndaj të Përndjekurve Politikë si Besim Ndregjoni nuk ka. Prandaj në emër të nënave dhe motrave që u dergjen kampeve të internimit ju apeloj votoni Kandidaturën tonë.

Adem Allçi i Burgosur Politik prej 30 vitesh në burgun e Burrelit: Zotri Deputet, thyej akullin e politikës 30 vjeçare dhe bëhu promotor i zhvillimit që mbas 30 vitesh të Përndjekurit Politikë të drejtojnë një institucion kushtetues. U jeni borxhlinj kësaj shtrese që gjatë 31 viteve pluralizëm PËRÇUAM PAQEN DHE JO HAKMARRJEN. I gjithë komuniteti i të Përndjekurve Politikë, presin me padurim që të ktheni mbas tre dekadash në krye të institucionit kushtetues të Avokatit Popullit përfaqësuesin tonë të mbështetur dhe nga shoqëria civile Besim Ndregjoni.

Ti demokratizojmë institucionet , jo të i politizojmë siç ka ndodhur gjatë këtij tranzicioni.
Zotërinj Deputet! Jeni mandatuar nga vota e të Burgosurve Politikë, e të Përndjekurve politikë, e ish-pronarëve, e ish-nacionalistëve që u shkrinë për kombin, keni 31 vite që nuk votoni asnjë përfaqësues të tyre, thirrni ndërgjegjes tuaj kombëtare dhe votoni përfaqësuesin e këtyre familjeve që gjatë këtij tranzicioni Stalinist njohën vetëm përçmimin dhe përbuzjen.

Mos u bëni një luftë klasash të dytë me vendime politike si Partia Komuniste.
Kundërshtari politik i Zotit Ndregjoni, ish-Kryeministri socialistë Pandeli Majko në Komisionin e Ligjeve në seancën dëgjimore me 15 korrik, ju bëri thirrje Opozitës parlamentare, mbështeteni kandidaturën e Zotit Ndregjoni që vjen nga shtresa e të Përndjekurve Politikë, se e meriton.
Ishte një thirrje njerëzore e një kundërshtari, por dhe reflektim për kandidaturat që nuk i përkasin spektrit politik.

Le të shërbejë pas 31 vitesh vendimi i juaj e të gjithë deputetëve që janë mandatuar falë dhe votës së elektoratit të djathtë që shumicën e përbëjnë të përndjekurit politik dhe pronarët.

Ua keni borxh të përndjekurve politikë që keni 31 vite që u merrni votën, dhe votoni të përkëdhelurit e diktaturës.

Le të shembet muri politikë i urrejtjes dhe harresës i politikës ndaj të Përndjekurve Politikë, dhe ne të Përndjekurit Politikë, të jemi qytetar me shanse të barabarta në Shqipëri.

Presim nga Ju si Deputet të Kuvendit, t’i bashkoheni thirrjes tone njerëzore dhe të jeni mbështetës ligjorë me votë ndaj kandidaturës tonë.

Kanë kaluar tre dekada dhe Ju, ju bie barra të bëheni bashkëluftëtar me ne, të dënoni marrëveshjet politike që bëhen në interesa personale, narciste, partiake, klienteliste për miq dhe shokë dhe aspak institucionale.
Mos ndiqni rrugën e poshtërimit që ka ndjek Ish-Kryetari i Juaj Lulzim Basha që dhe tani në Hije punon kundra të Përndjekurve Politik për të dërguar në postin e Avokatit të Popullit mikun e tij Ledio Braho siç dërgoi miken e tije Erinda Ballancën, para 5 vitesh, apo aktualisht miq të drejtuesve aktual në Parlament e sotëm, apo marrëveshjet politike të “Përndjekurit Alibej me fatosin e Enverit Taulantin.

Mbas tridhjetë viteve le të bëhet Pozita dhe Opozita mbështetëse e një kandidatura antikomuniste, se nuk i shërben një individi, por ndërtimit të shtetit të së drejtës që ka 31 vite që nuk po e ndërtojmë. Është koha të promovoni antikomunistët në drejtim të institucioneve dhe jo të përkëdhelurit e diktaturës siç po veproni dhe tani për Avokatin e Popullit.

Së bashku me thirrjen tonë ju dorëzojmë dhe Genocidin Komunistë mbi familjen Ndregjoni

Me respekt për Ju.

SHOQËRIA CIVILE
QENDRA SHQIPTARE E TRAUMËS DHE TORTURËS
DREJTOR
INGJ. Adrian KATI

UNIONI MBARËKOMBËTAR INTEGRIMIT BURGOSURVE DHE TË PËRNDJEKURVE
POLITIKË TË SHQIPËRISË
Z/V. PRESIDENT
DR. Ardian ELEZI

SHOQATA MBARKOMBËTARE E TË BURGOSURVE DHE TË DENUARVE POLITIK SHQIPTAR ME QENDËR SHKODËR.
KRYETARI
Zenel DRANGU

SHOQATA KOMBËTARE E TË DENUARVE POLITIKË TË SHQIPËRISË

Ylli KOMTI
Ish i burgosur politik, Piktor
Kryetar i Shoqatës e të Denuarve Politik të Shqipërisë

SHOQATA KOMBËTARE E KULAKËVE TË SHQIPËRISË

Hajri ELEZI
Kryetar i Shoqatës Kombëtare e Kulakëve të Shqipërisë

SHOQATA KOMBËTARE ANTIKOMUNISTE “OSMAN KAZAZI” TIRANË.
KRYETARI
Ali NEKO

SHOQATA ANTIKOMUNISTE ATDHETARE POLITIKE “ 13 DHJETORI”SHKODËR.
KRYETARI
Luigj CURRI

QARKU TIRANË
Shpëtim STËRMASI
Ish i burgosur Politik prej 23 vitesh
Kryetar i Shoqatës të Burgosurve dhe të Përndjekurve politikë të Qarkut Tiranë

Fatbardha MULLETI
Ish e Internuar Politike
Studjues e Krimeve të Komunizmit

Lavdie NELA
Ish e burgosur politike bashkëshortja e Poetit Havzi NELA varun në litar.
Kryetare e org. grave të Perndjekurva Politike.
.

QARKU KORÇË
Ermando AGOLLI
Gjyshi dhe xhaja të pushkatuar dhe zhdukur eshtrat
Kryetar i Shoqatës të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë Korçë

QARKU ELBASAN
Demir POJANI
Ish i Burgosur Politikë prej 27 vite
Pjesmarrës dhe Organizator i revoltës së Spaçit
Kryetar i Shoqatës të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë të Elbasanit.

QARKU BERAT
Babain të vdekur në burg politikë
KRYETARI
Bert POQI

SHOQATA MBARKOMBËTARE E TË BURGOSURVE DHE TË PËRNDJEKURVE
POLITIKË TË SHQIPËRISË
Adem ALLÇI
Ish i Burgosur Politikë prej 30 vitesh
Kryetar i Shoqatës Mbarkombëtare të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb