TIRANE- Unioni Mbarëkombëtar i të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë ka reaguar lidhur me ecurinë e reformës në drejtësi pas miratimit të saj në Parlament. Në një deklaratë për mediat, të mbajtur para godinës së Gjykatës së Lartë, ish-të përndjekurit thonë se Qeveria Rama po kërkon të zbatojë këtë reformë me punonjës të sistemit gjyqësor që kanë abuzuar me këtë kategori në të kaluarën.

Ata thonë se reforma në drejtësi duhet të “pastrojë” dhe të nxjerrë jashtë sistemit nga institucionet e drejtësisë, “të gjithë ata gjyqtarë, prokurorë, hetues të diktaturës komuniste të cilët janë përfshirë direkt në shkeljen dhe dhunimin e të drejtave dhe lirive të njeriut”.

DEKLARATA E PLOTE
Reforma ne drejtësi është një kauze kombëtare qe ne një sistem demokratik te brishte siç është sistemi i ynë ku për 25 vite zvarritet ne mes politikë bërjes komuniste dhe standardeve qe kërkon ndërtimi i një sistemi i barabarte për te gjithë qytetaret, nga ne ish te përndjekurit dhe te burgosurit politike qe përballuam diktaturën dhe çnjerëzimin e kësaj diktature, e mirëpritem dhe jemi te dakordësuar me një sistem qe te japi drejti e te penalizoi krimin. Por çfarë po ndodh me reformën ne drejtësi?

Kryeministri Edi Rama si drejtues i një mazhorance reformën ne drejtësi do ta bej me kamikazët e shkeljeve te drejtave dhe lirive te njeriut qe ne diktaturën komuniste dënonin qytetare te pafajshëm, shfarosnin familjet e mëdha fisnike shqiptare. Dhe ofensive e këtij kryeministri nuk njeh kufi. Ai ka marre përsipër me deputetet e tije qe dje dënonin ne diktature qe nga Kryetari i Komisionit për reformën ne drejtësi e deri tek operativat e ish sigurimit te shtetit qe janë ne parlament dhe votojnë këtë reforme.

Reforma ne drejtësi duhet te pastroi dhe te nxjerri jashtë sistemit nga institucionet e drejtësisë te gjitha ata Gjyqtare, prokuror, hetues te diktaturës komuniste te cilët janë te përfshirë direkt ne shkeljen dhe dhunimin e te drejtave dhe lirive te njeriut. Këta prokurorë, gjyqtare, hetues kanë 25 vite qe e shkatërruan ketë sistem drejtësie duke e korruptuar dhe duke e degraduar ne mënyrë sistematike.

Nuk mund te ketë dy standarde zoti Kryeministër ne një sistem demokracie, ata qe krijuan dhe depërtuan ne administrate shtetërore korrupsioni këtë krim qe i po i merr frymën shoqërisë dhe e ka paraqitur kombin tone me imazhin me te keq ne Europe. ka tre vite qe kjo mazhorance nuk pranon me gjykatën e larte gjyqtare dhe i len vendet vakant vetëm se Kryeministri mban pa asnjë lloj ligji një ish prokuror te diktaturës qe i shërben Kryeministrit dhe mazhorances aktuale si militant besnik Ardian Dovranin i cili megjithëse Gjykata Kushtetuese ka dhënë vendimin qe ai te largohet nga gjykata e larte Kryeministri Rama nuk pyet për vendimin e gjykatës kushtetuese. Jemi ne një situate kaotike kur Kryeministri i vendit nuk zbaton vendimin e gjykatës kushtetuese. Ne një vend normal te demokracisë ai kryeministër qe nuk zbaton vendimin e gjykatës kushtetuese duhet e pakta qe te beje te japi dorëheqje.

Ne emër te mijëra familjeve qe pësuan traumat genocidjane te diktaturës komuniste, ne emër te 6000 familjeve qe kërkojnë eshtrat e pjesëtarëve te tyre qe këta gjyqtare e prokurore i kanë vrare dhe dënuar dhe u kanë humbur dhe eshtrat e tyre kërkojmë zoti kryeministër mos tentoni te mbani ne sistemin e drejtësisë kamikazët e diktature. Largoni sa ma pare nga sistemi i drejtësisë këta dhunues te drejtave dhe lirive te njeriut. Zoti Kryeministër zbatoni vendimin e gjykatës kushtetuese dhe mos paguani nga taksa paguesit shqiptare militantet tuaj politike qe kanë depërtuar ne sistemin e drejt sisë. Nqs se ju nuk zbatoni vendimet e gjykatës kushtetuese jepni dorëheqje sa nuk është vone. Ne jemi këtu çdo dite, çdo ore për te vene ne vend drejtësinë dhe për t’u dënuar krimet e komunizmit.

Presidenti
Besim NDREGJONI

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb