Ish-drejtuesi i ndërmarrjes shtetërore kineze, “Huarong Ashet Management Co.” u dënua me vdekje, në një nga rastet më të famshme të korrupsionit në vend.

Kjo u njoftua sot nga gjykata në qytetin e Tianjinit, në veri të Kinës. Lai Xiaomin u dënua për pranim ose kërkim të ryshfetit në shumën totale prej 276.72 milionë dollarësh në periudhën nga 2008 në 2018, kur ishte gjithashtu një zyrtar i lartë bankar, deklaroi Gjykata Popullore në Tianjin në shpjegimin e saj, raportojnëë mediat e huaja.

“Lai Xiaomin ishte një kriminel dhe jashtëzakonisht lakmitar”, tha gjykata në një deklaratë, duke shtuar se “dëmi në shoqëri është i madh dhe krimet janë jashtëzakonisht të rënda dhe duhet të dënohen ashpër në përputhje me ligjin.”

Lai u dënua gjithashtu për akuzat e bigamisë dhe ai u përjashtua nga Partia Komuniste në pushtet në vitin 2018, për shkak të akuzave të shumta për korrupsion.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb