Mjekja shqiptare në Gjermani, Elona Meta Haubrich, foli në një lidhje me “Skype” për News24 për situatën me koronavirusin në Gjermani. Mjekja tha se pritet të rinisë hapja e jetës nga 4 maji.

“Merkel ka bërë publike planin, që prej 4 majit të happen shkollat, çerdhet, por masat higjienike do vazhdojnë të ruhen me korrektësi”, u shpreh mjekja shqiptare.

Çfarë keni bërë ju si mjeke gjatë kësaj kohe?
Unë jam mjeke familjeje, por kam qenë edhe mjeke urgjente në periudhën më të keqe, kur kishte shumë pacientë të infektuar. Nuk kemi pasur shumë raste, kur pacientët kanë pasur nevojë për respiratorë. Spitalet gjermane nuk kanë qenë të mbidendura, pasi numri i të prekurve ka qenë më i vogël në krahasim me vendet e tjera të Evropës.

Po si mjekë shqiptarë, çfarë keni bërë?
Ne u mobilizuam me njëri-tjetrin, të gjithë mjekët shqiptarë në Evropë, kemi bërë një platformë online, ku japim këshilla për të gjithë shqiptarët. Jemi edhe si shkencëtarë, ku po punojmë se cilët kanë qenë faktorët e pandemisë. Personat që kanë qenë bartës të talasemisë, janë më të mbrojtur nga virusi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb