Poliica e Shkodrës dhe forcat Shqiponja kanë arrestuar një 39-vjeçar të shpallur në kërkim për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”.

Në pranga ka rënë shtetasi Gjokë Odri, banues në fshatin Grudë, i cili në vitin 2018 ishte dënuar me 3 vite e 4 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Njoftimi i policisë:

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore. Ndalohet një person i shpallur në kërkim, i dënuar me 3 vite e 4 muaj burgim. Në pranga edhe shtetas tjetër, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”.

Nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në DVP Shkodër, në bashkëpunim me forcën e posaçme “Shqiponja”, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim: Gjokë Odri, 39 vjeç, banues në fshatin Grudë, Shkodër.

Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër, në vitin 2018, e ka dënuar me 3 vite e 4 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Gjithashtu u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. B., 26 vjeç, banues në fshatin Bleran, Shkodër, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb