KUKËS- Policia e Kosovës i ka dorëzuar sot policisë Kufitare të Morinës, një 28-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për “prodhim dhe shitje të narkotikëve”. Sipas burimeve zyrtare është ndaluar sot nga policia shtetasi Ilir M. Lika, banues në Krujë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mat, më 16 shkurt e ka dënuar me 5 vjet burg për veprën penale, “Prodhimi dhe shitje të narkotikëve”. U njoftua Drejtoria e Policisë së Qarkut Dibër për veprime të mëtejshme.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: