Policia e Tiranës ka arrestuar një person të shpallur në kërkim, në lidhje me veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Policia bën me dije se personi i vënë në pranga është shtetasi Erdis Hysko, 22 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin e datës 28.02.2022, e ka dënuar me 5 vjet burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”. Gjithashtu, kjo Gjykatë, me vendimin e datës 23.09.2021, e ka dënuar me 2 muaj burgim, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb