Një automjet tip “Benz” është djegur në orët e para të mëngjesit, pranë vendit të quajtur “Ura e fajancës” në Korçë.

Sipas asaj që thonë familjarët jashtë kamerave, të gjithë kanë qenë në gjumë dhe në momentin që kanë dëgjuar shpërthimin kanë dalë jashtë, ka pasur dy shpërthime.

Mjeti ka qenë i parkuar te shtëpia e Klaudio Cacanit përpara dyqanit të tyre. Sipas familjarëve ka qenë vetëm një person i cili është shfaqur me një bidon benzinë, nuk ka qenë i maskuar.

Të gjitha lëvizjet e autorit janë regjistruar nga kamerat e sigurisë të cilat i ka sekuestruar policia. Familjarët e Klaudio Cacanit thonë se nuk kanë konflikte me asnjë.

Njoftimi i policisë:

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 06.04.2023, rreth orës 01:10, pranë vendit të quajtur “Ura e fajancës”, ka rënë zjarr në automjetin tip “Benz” në pronësi të shtetasit K. C., banues në Korçë, i cili ishte i parkuar.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: