Një ngjarje e rëndë është shënuar në fshatin Qamicë të Dimalit.

Një 63-vjeçar nga Lushnja, i shpallur i humbur nga familjarët, është gjetur pa shenja jete në brenda mjetit të tij.

Sipas raportimeve të para, 63-vjeçari dyshohet se është vetëhelmuar me pesticide pasi nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.

Njoftimi i Policisë:

Berat

Më datë 22.12.2021, në fshatin Qamicë, Dimal, është gjetur pa shenja jete brenda në mjetin e tij, shtetasi V. N., 63 vjeç, banues në fshatin Fiershegan, Lushnjë.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera dhe dyshohet se shtetasi V. N. ka humbur jetën si pasojë e vetëhelmimit me pesticide.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Lushnjë, për largim nga banesa, pasi familjarët kanë bërë kallëzim për largimin e tij nga banesa, më datë 21.12.2021.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb