Elbasan/Vijon megaoperacioni policor i koduar “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve në kërkim.

Si rezultat i bashkëpunimit me shërbimet e Policisë Kufitare të portit të Durrësit, kapet në tentativë për t’u larguar nga Shqipëria dhe vihet në pranga një 23-vjeçar i shpallur në kërkim për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Në zbatim të masave të hartuara në kuadër të megaoperacionit policor mbarëkombëtar të koduar “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve në kërkim, si dhe si rezultat i bashkëpunimit me shërbimet e Policisë Kufitare të portit të Durrësit, u kap në tentativë për t’u larguar nga Republika e Shqipërisë, dhe u ndalua shtetasi i shpallur në kërkim E. Q., 23 vjeç, banues në Elbasan.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan i ka caktuar këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: