Një shtetas i shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar, është arrestuar nga autoritetet gjermane.

Arrestimi është kryer të dielën në aeroportin e Karlsruhe Baden-Baden.

Identiteti i personit të arrestuar nuk është bërë i ditur nga mediat gjermane, por bëhet me dije se i arrestuari është 31 vjeç.

Ai kishte udhëtuar nga Shqipëria, ndërsa në kontrollin e emigracionit, rezultoi se autoritetet britanike e kishin shpallur në kërkim.

Ky peroson kërkohej për një vrasje të cilën e kishtee kryer në Britaninë e Madhe.

31 vjeçari shqiptar tashmë do të ekstradohet në Britani ku edhe do të kryhet gjykimi i tij.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb