Luftëtarët kurdë dhe ekspertët e armëve thonë se grupi Shteti Islamik ka përdorur armë kimike kundër forcave kurde në Siri dhe Irak.

Dy organizata britanike që hetuan sulmet nxorrën një deklaratë të përbashkët ku thuhet se militantët e Shtetit Islamik vunë në shënjestër luftëtarët kurd me agjentë kimikë në 21 dhe 22 qershor.

Një deklaratë përshkruan gjithashtu një sulm të ngjashë në provincën Hasakeh në verilindje të Sirisë më 28 qershor, raporton Voa.

Hetuesit thanë se armët e hedhura kundër kurdëve lëshuan një gaz të verdhë që shkaktonte djegie në sy, hundë dhe fyt, si dhe dhimbje koke, dhimbje të muskujve, dëmtonte lëvizshmërinë dhe sillte të vjella pas ekspozimit të zgjatur. Të ekspozuarve ndaj armëve kimike iu dha trajtim i shpejtë mjekësor dhe askush nuk vdiq.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: