SIRI – Gazetari gjerman, Juergen Todenhoefer ka raportuar direkt nga toka e ISIS. Ai u ndal në kryeqytetin ‘de facto’ të ISIS-it, Raqqa dhe në Deir Ezzor në Siri, por edhe në Mosul, qytetin e dytë më të madh irakian që ra në duart e militantëve në muajin qershor.

“Pyetja nuk është a do të pushtojmë Europën, pyetja është: kur do ta pushtojmë? Kjo do të ndodhë një ditë, herët a vonë, dhe të gjithë ata që refuzojnë islamin do të vriten, ose do të detyrohen të paguajnë një taksë për këtë refuzim”, – thotë ai.

Todenhoefer rrëfen për “CNN” se në Mosul njerëzit dukeshin të kënaqur me rregullin e vendosur prej ISIS-it, megjithëse ndihej frika ndaj militantëve. Kur ra ky qytet, 130 mijë të krishterë u arratisën, ata që nuk patën mundësi u vranë dhe u detyruan të konvertohen. Të njëjtën rrugë ndoqën edhe muslimanët shiitë.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: