TIRANE- Deputeti  Kastriot Islami ka postuar në rrjetin social Facebook një foto ku shkruhet “ Një këshille nga kryeministri Dietolog. Konsumoni më pak dhe bëni një jetë të rehatshme për 2015” Po kështu Islami shkruan  “Sot, me rastin e rritjes së çmimit të dritave… Shumë shpejt do të mësoni që barra fiskale do të rritet këtë vit me 160 milion dollarë, ndërkohë që vjet u rrit me 260 milion dollarë, pra në dy vjet nga xhepat tuaj, qeveria ka rrëmbyer 420 milionë dollarë më shumë”.  Kështu ka shkruar në rrjetin social “Facebook”, deputeti Kastriot Islami, ku ndër të tjera ai shtoi se “ju varfëroheni që qeveria të ketë më shumë para për të shpenzuar se mendon që paratë tuaja ajo i shpenzon më mirë.  Besoj se ndjeheni më të varfër nga rritja e barrës fiskale dhe nga ana tjetër nuk ndjeni asnjë përmirësim që vjen ngaqë qeveria ka më shume para për të shpenzuar sepse ajo këto para qe ju ka marre po i përdor për luksin e zyrave dhe për udhëtime jashtë vendit”-shkruan Islami.

(os.de/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: